Gjilan.AL

G-Lan City

Samsung konfirmon, Galaxy S23 zbulohet më 1 Shkurt

Spekulimet ishin të vërteta sepse Samsung njoftoi ditën e sotme se evenimenti Galaxy Unpacked 2023 do të mbahet më 1 Shkurt. Ndryshe nga evenimentet e viteve të kaluara, kësaj here kompania do të bëjë prezantimin me pjesëmarrje fizike në San Francisco.

Evenimenti do të transmetohet live në uebsajtin e Samsung.

Normalisht kompania mban të fshehta detajet e evenimenti apo asaj çfarë do të prezantohet në të me përjashtim të një imazh në ftesë ku shfaqen tre kamera të pasme.

Rrjedhjet e informacioneve të kohëve të fundit kanë sugjeruar se Samsung nuk do të përdorë çipin Exynos në favor të Snapdragon 8 Gen 2.

Kujtojmë se Samsung ka shitur dy variante të flagshipëve, ku ai me procesorin Exynos shkonte për tregjet Evropiane dhe Aziatike.

S23 Ultra raportohet se do të ketë një kamër të pasme 200-megapiksel nga 108-megapiksel të modelit të vitit të kaluar ndërsa modelet standard S23 dhe s23+ vinë me kamera 50-megapiksel.

Edhe pse dizajni mund të mos ndryshojë shumë, mund të kemi kamera selfie të përmirësuar, komunikim satelitor dhe mundësisht një variant Ultra me ekran të rrafshët. /PCWorld Albanian

The post Samsung konfirmon, Galaxy S23 zbulohet më 1 Shkurt appeared first on PCWorld Albanian.