Gjilan.AL

G-Lan City

Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin prej 3 vitesh e 4 muajsh, është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.

Tahiri qëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

Më herët ai e kërkoi pezullimin e dënimit me burg në gjykatën e lartë me arsyetimin se i rrezikohet jeta, kërkesë e cila u refuzua.

Ish-ministri ende nuk i ka mbyllur hesapet me drejtësisë pasi SPAK ka ankimuar vendimin e apelit, duke kërkuar që ai të dënohet jo për shpërdorim detyre por trafik droge dhe grup kriminal./euronewsalbania/

 

The post Saimir Tahiri transferohet në burgun e Lushnjës appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]