Gjilan.AL

G-Lan City

Ryzen 9 7950X3D do të jetë 24% më i shpejtë sesa Core i9-13900K në video lojëra

Gjatë prezantimit në CES 2023, AMD tregoi procesorin më të ri flagship me 3D V-Cache Ryzen 9 7950X3D i cili lehtësisht tejkalonte Core i9-13900K në performancë të video lojërave.

Ryzen 9 7950X3D është një monstër i vërtetë me 144MB cache falë dizajnit 3D V-Cache implementuar për linjën Zen 4.

AMD bëri edhe disa premtime performance duke e krahasuar me Core i9-13900K por përpara se të elaborojmë do të rishohim detajet e çipit të ri të AMD.

Ryzen 9 7950X3D ka 16 bërthama, 32 threads, dhe një total cache prej 144MB me TDP prej 120W. Ka 16MB L2 Cache, 64MB L3 Cache për dy CCD (Core Complex Die – bazuar në arkitekturën chiplet të AMD) dhe 64MB V-Cache.

Frekuenca bazë e çipit është 4.2Ghz, 300Mhz më pak sesa modeli standard 7950X por frekuencat turbo janë të njëjta prej 5.7Ghz.

Krahasimet e performancës mes Ryzen 9 7950X3D dhe Core i9-13900K u bënë në rezolucionin 1080p me konfigurimin më të lartë të cilësisë. Të dy sistemet përdornin 32GB RAM DDR5-6000 dhe ftohësin Arctic Liquid Freezer II.

Në slidet e paraqitura, AMD thotë se 7950X3D performon mes 9 deri në 24% më mirë sesa 13900K në video lojëra si Watchdogs: Legion, DOTA 2, Rainbow Six Siege dhe Horizon Zero Dawn.

 

Ndërkaq kompania krahasoi edhe modelin tjetër Ryzen 7 7800X3D me procesorin e parë 3D V-Cache të AMD, Ryzen 7 5800X3D të vitit të kaluar.

7800X3D ishte nga 21% deri në 30% më i shpejtë në tituj si CS:GO, DOTA 2, Warhammer: Dawn of War III dhe Rainbow Six Siege. /PCWorld Albanian

The post Ryzen 9 7950X3D do të jetë 24% më i shpejtë sesa Core i9-13900K në video lojëra appeared first on PCWorld Albanian.