Gjilan.AL

G-Lan City

“Rusia po planifikon ofensivë të madhe për të shënuar njëvjetorin e luftës në Ukrainë”

Rusia po planifikon një ofensivë të madhe që do të përkojë me njëvjetorin e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, sipas ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Reznikov paralajmëroi se Rusia do të thërriste një kontigjent të madh trupash të mobilizuara. Duke iu referuar mobilizimit të përgjithshëm të Rusisë prej 300,000 ushtarësh të rekrutuar në shtator të vitit të kaluar, ai pretendoi se numrat në kufi sugjerojnë se madhësia e vërtetë mund të jetë më afër 500,000 trupash.

“Ne nuk e nënvlerësojmë armikun tonë. Zyrtarisht ata shpallën 300 mijë, por kur shohim trupat në kufi, sipas vlerësimeve tona është shumë më tepër”, tha Reznikov.

Reznikov tha se ofensiva ndoshta do të përqendrohet në dy zona: në lindje të vendit, ku ka pasur luftime të rënda gjatë javëve të fundit; dhe jugu.

“Ne mendojmë se, duke pasur parasysh se Rusia jeton në simbolikë, ata do të përpiqen të provojnë diçka rreth 24 shkurtit”.

Javën e kaluar, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi gjithashtu se Rusia po përgatiste një valë ofensivash për të shënuar përvjetorin e pushtimit të 24 shkurtit.

Ai pretendoi se trupave ruse iu dha detyra për të shkuar “përtej kufijve” të rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Donetsk dhe Luhansk përbëjnë Donbasin, një rajon në kufi me Rusinë që presidenti rus, Vladimir Putin, e identifikoi si një qëllim për marrjen e kontrollit që në fillim të luftës.

The post “Rusia po planifikon ofensivë të madhe për të shënuar njëvjetorin e luftës në Ukrainë” appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]