Gjilan.AL

G-Lan City

Rusia do të rrisë numrin e ushtarëve në 1,5 milion

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, njoftoi se numri i ushtarëve në ushtri do të rritet në 1,5 milion.

Gjatë një takimi me zyrtarë të ministrisë, Shoigu tha se do të bëhen ndryshime të mëdha në stafin e ushtrisë nga viti 2023 deri në vitin 2026, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se për të zgjeruar stafin e Forcave të Armatosura Ruse, duhet të kombinohen të gjitha aktivitetet në një plan gjithëpërfshirës dhe të përputhen me kohën e dorëzimit të armëve nga industria e mbrojtjes.

Shoigu deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të rrisë numrin e ushtarë në 1,5 milion.

“Garantimi i sigurisë ushtarake të shtetit dhe mbrojtja e rajoneve të reja dhe objekteve kritike të Federatës Ruse është e mundur vetëm duke forcuar komponentët bazë strukturorë të ushtrisë”, tha ministri Shoigu.

Duke thënë se në ushtri do të krijohen dy zona të reja strategjike ushtarake, të quajtura “Moska dhe Leningrad”, Shoigu tha se në rajonet e reja të Federatës Ruse do të formohen “trupa të vetëmjaftueshme”.

Me vendimin që nënshkroi vitin e kaluar, Putin rriti numrin e ushtarëve në 1 milion e 150 mijë e 623 deri në vitin 2023, me një rritje prej 137 mijë personash.

The post Rusia do të rrisë numrin e ushtarëve në 1,5 milion appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]