Gjilan.AL

G-Lan City

Rriten çmimet në Kroaci shkaku i euros, qeveria paralajmëron intervenim

Pas miratimit të monedhës së përbashkët europiane në Kroaci, ka një rritje të madhe të çmimeve, veçanërisht për ushqimet dhe shërbimet.

Rritjet janë konsideruar të pajustifikuara nga qeveria, e cila ka paralajmëruar që do të ndërhyjë në ditët në vijim.

Shumica e rritjeve të çmimeve e kanë tejkaluar logjikën e konvertimit të monedhës, me rritje të çmimeve që variojnë nga 5 në 20 përqind krahasuar me çmimet para prezantimit të euros.

Për këtë arsye, shumë tregtarë, restorane, madje edhe disa rrjete supermarketesh janë akuzuar nga shtypi se kanë përfituar nga këmbimi valutor. Zemërimi i qytetarëve ka shpërthyer edhe në rrjetet sociale, duke denoncuar ndër të tjera rritje të çmimit të bukës dhe gjalpit deri në 30%, raportojnë mediat kroate, përcjell Klankosova.tv.

Kryeministri Andrej Plenkoviq akuzoi gjithashtu “një pjesë të tregtarëve dhe sipërmarrësve se kanë përfituar nga kalimi nga kuna kroate në euro me këtë sjellje “të papërgjegjshme”.

Plenkoviq tha se qeveria ka mjete të forta “që nuk do të hezitojë t’i përdorë”. Ndërhyrjet e mundshme përfshijnë rritjen e synuar të tatimeve dhe taksave, heqjen e subvencioneve të gazit dhe energjisë apo edhe ngrirjen e çmimeve për qindra artikuj në nivelet e dhjetorit.

Kroacia u bashkua me Eurozonën më 1 janar të këtij viti. Krahas anëtarësimit në Eurozonë, Kroacia e cila iu bashkua BE-së në korrik të vitit 2013, iu bashkua gjithashtu zonës Schengen për lëvizje të lirë në Evropë në fillim të vitit.

The post Rriten çmimet në Kroaci shkaku i euros, qeveria paralajmëron intervenim appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]