Gjilan.AL

G-Lan City

Rrahmani: Fjalën titull e kemi ende të ndaluar

Napoli po bën një kampionat të tijin në Itali, aq sa është shkëputur plot 12 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Milani, megjithatë fjala titull është e ndaluar në skuadër, qoftë edhe për çështje supersticioziteti.

E rrëfen këtë mbrojtësi dardan, Amir Rrahmani, i cili është një nga pikat më të forta të skuadrës së Spallettit dhe në një intervistë për “Kiss Kiss Napoli”, ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes nuk përmendet fjala titull.

“Fjalën titull e kemi të ndaluar në dhomat e zhveshjes, pasi po bëjmë shumë mirë, por ka përfunduar vetëm gjysma e rrugës. Jemi ende të përqendruar të përgatisim ndeshjet një nga një dhe të marrim gjithmonë maksimumin”, u shpreh Rrahmani.

Mbrojtja është padyshim një nga pikat më të forta të napolitanëve, pasi ka pësuar vetëm 14 gola, më pak se çdo skuadër tjetër dhe kjo falë dyshes Rrahmani-Kim, teksa kapiteni i Kosovës mundohet të shpërndajë meritat.