Gjilan.AL

G-Lan City

Ronaldo shënon golin e parë në Superligën e Arabisë (Video)

Cristiano Ronaldo ka gjetur golin e parë me fanellën e Al Nassr, edhe pse gjatë ndeshjes humbi dy raste të mëdha për ekipin e tij të ri në barazimin 2-2 ndaj Al-Fateh.

Ronaldo shënoi një dygolësh në ndeshjen e tij të parë në Arabinë Saudite kur ai ishte kapiten i Riyadh XI në një miqësore kundër Paris Saint-Germain.

CR7 në pjesën e parë humbi një rast shumë të mirë, ndërsa më pas goditi edhe shtyllën.

Cristian Tello hapi ndeshjen, ndërsa Anderson Talisca barazoi shifrat në në 1-1 në pjesën e parë.

bu gol ronaldo arabistan’da gol atamıyor diyenlere girsin SİÜÜÜÜÜ https://t.co/4vot0EWgQr

— Josep (@ferdiciyim_2) February 3, 2023

Al-Fateh kaloi në epërsi me golin e Sofiane Bendebka në fillimin e pjesës së dytë.

Por krejt në fund të ndeshjes Cristiano Ronaldo shënoi për 2-2 nga pika e bardhë.

Edhe pas këtij barazim A Nassr mbetet lider me 34 pikë, aq sa ka Al-Shabab.