Gjilan.AL

G-Lan City

Rënditja e 12 versioneve të Windows nga më i keqi tek më i miri

Mund të tregoni me lehtësi moshën e një personi nisur nga versioni i tij i preferuar Windows. Kemi ende kujtime të Windows XP apo Windows 98 SE, e ka prej atyre që kanë nostalgji për Windows 7 apo Windows 95.

Të gjithë kemi një ankese për të bërë për Windows 8, dhe shumë pak për të lavdëruar tek Windows Vista.

Renditja e versioneve të ndryshme të Windows ka të bëjë më shumë me epokën tek e cila jeni rritur. Microsoft ka pasur prej atyre debutimeve të shkëlqyera por edhe katastrofike e disa kanë një dashuri të vërtetë për gabimet e Microsoft.

Windows ME

Është e vështirë të flitet për versionin më të keq të Windows, por për ne Windows ME mund të jetë kampioni në këtë drejtim. Jetoi vetëm 1 vit përpara se të zëvendësohej nga sistemi operativ i përmirësuar dhe shumë i dashur, Windows XP.

Windows Millenium Edition ishte sistemi i fundit operativ Windows bazuar në MS-DOS, por kufizonte aksesin në DOS për të përmirësuar kohën e ndezjes. Ishte më e keqja e dy botëve sepse nuk përfitonte dot nga përmirësimet e kernelit të Windows NT që formoi bazën e Windows XP, por gjithashtu nuk ofronte një funksionalitet të plotë të DOS.

 

Windows ME kishte probleme të shumta me driverat dhe stabilitet të dobët. Njihej për dështimet e shpeshta dhe papritura. Madje dështonte edhe gjatë instalimit. Ky sistem operativ në pikëpamjen tonë është më i keqi lëshuar ndonjëherë.

Windows 8

Windows 8 ngjan me Microsoft që goditi butonin e panikut në zyrat e zhvillimit. Tabletët dhe smartfonët po merrnin botën përpara dhe kompjuteri po vdiste kështu që Windows duhej të bëhej më i përshtatshëm me tabletët.

Ndërsa gjestet dhe kontrollet e reja e bënë më të lehtë të përdorej me tabletët, dëmtoi eksperiencën e përdoruesve desktop. Ishe aq i keq, saqë Microsoft u detyrua të rregullonte taskbarin dhe butonin Start me Windows 8.1 që i përmirësoi gjërat disi.

Me linçimin e parë Microsoft u përpoq të kopjonte suksesin e Apple me App Store duke sjellë Windows Store dhe aplikacionet universale UWP të cilët provuan një makth për të gjithë ata që i kanë përdorur.

Windows Vista

Windows Vista mund të konsiderohet si një meme. Shpeshherë gjendet në krye të listës së versioneve më të këqija Windows. Kërkesat e harduerit ishin të rënda për kohën si procesori 1Ghz, 1GB RAM dhe 15GB memorie vetëm për instalimin. Gjithashtu kërkonte një çip grafik të përshtatshëm me DirectX 9 dhe 128MB RAM për të funksionuar.

Sot mund të mos duket shumë, por ishte 10 herë më larta sesa kërkesat e Windows XP dhe 20 herë më shumë RAM.

Adoptuesit e hershëm të Vista vuajtën. Kur debutoi, sistemi operativ dukej shumë modern për kohën. Gjithashtu kishte probleme me përshtatshmërinë e driverave duke e bërë një makth për aksesorët dhe harduerët periferikë.

E thënë thjeshtë Windows Vista erdhi tepër shpejtë, tepër herët për kohën.

Windows 1

Debutimi i parë madhor i Windows duhej të ishte më lart në këtë listë, por përpjekja e parë për një sistem operativ në të vërtetë nuk dukej fort si i tillë. Ishte tejet u kufizuar në funksionalitet pa mundësinë për të mbivendosur dritaret apo hapur shumë programe që e bënë Windows një platformë funksionale përgjatë viteve.

Megjithatë Windows 1 ende ka vendin që i takon në histori. U ndërtua mbi MS-DOS si një program shell njohur si MS-DOS duke hapur potencial të madh për platformën. Solli ndërfaqen e mausit dhe lançoi aplikacionet klasike si Calculator, Paint dhe Notepad.

Për fat të keq, Windows 1 nuk u prit mirë për kohën. Analistët e shikonin si të paplotë krahasuar me sistemin operativ të Apple dhe u kritikua për shpejtësinë dhe përshtatshmërinë e dobët me softuerët ekzistues.

Windows 2

Windows 2 nuk shijoi suksesin e Windows 3.0/3.1 por ishte një rafinim i rëndësishëm krahasuar me Windows 1. Ende nuk ishte mjaftueshëm konkurrues me Macinton OS, por shtoi mundësinë për të mbivendosur apo ndryshuar madhësinë e dritareve, solli mbështetjen për grafikat 16-ngjyrëshe VGA, dhe ikonat desktop.

Aspekti më i mirë i Windows 2, nuk ishte vetë sistemi operativ, por programi me të cilin erdhi. Windows 2 sillte Calculator dhe Calendar. Gjithashtu solli Microsoft Word dhe Excel.

Windows 95

Windows 95 ishte sistemi operativ që vendosi trendin sesi Windows do të dukej për dekadat e ardhshme. Solli menunë ikonike Start, duke vendosur aplikacionet në nën-menu dhe bërë strukturimine  aplikacioneve dhe organizimin e tyre më të mirë në një ndërfaqe e cila por ngarkohej çdo ditë e më shumë. Shërbeu si urë mes bazës MS-DOS dhe ndërfaqes grafike duke i hapur rrugë lojërave dhe programeve të reja por duke mbështetur ato të vjetrat.

Windows 95 kishte dështime të herëpashershme dhe u desh lançimi i Windows 98 për të adresuar shumë probleme të saj. Megjithatë prezantoi desktopin modern për botën dhe do të bëhej sistemi operativ më popullor i Microsoft në një dekadë duke mbajtur 60 përqind të tregut në fund të viteve 90.

Funksionalitete të dallueshme ishin taskbari, shkurtesat e tastierës, recycle bin, shkurtesat e skedarëve duke e bërë më të lehtë gjetjen e asaj çfarë përdoruesit kishin nevojë.

Windows 98

I pari dhe sistemi i vërtetë operati që mund të aksesonte internetin, Windows 98 solli versionin 4.0 të Internet Explorer, Windows Update dhe Internet Connection Sharing. Gjithashtu shtoi mbështetje për USB dhe DVD.

Dizajnuar si një përditësim madhor i Windows 95, ishte më shumë një rishpikje e rrotës, Windows 98 u prit mirë ndërsa Second Edition (SE) shtoi më tej popullaritetin duke përmirësuar ndërfaqen dhe rregulluar keqfunksionimet. Ishte më stabil se Windows 95, por ende ruante bazën MS-DOS.

Ky ishte sistemi operativ ku disa prej lojërave më ikone të dekadës gjetën një strehë. Lojëra si Age of Empires, Half Life dhe Unreal e bën Windows 98 si sistemin operativ kryesor për gaming.

Windows 11

Fëmija më i vogël i Microsoft ka shumë për të provuar, por ka filluar të lërë shenjë. Solli një ridizajnim dramatik të menusë Start dhe taskbarit duke shtuar frikën e Windows 11 mund të dështonte njëlloj si Windows 8 por nuk ndodhi. Mund të ketë ndryshuar pamjen, por Windows 11 ishte një evolucion i Windows 10.

Eliminoi disa ndërfaqe të vinin që prej Windows 7 duke e bërë eksperiencën më uniforme dhe tërheqëse por edhe marrë efekte transparence nga konkurrentët e Windows.

Përdoruesit mund të punojnë me disa versione desktop njëherazi duke përmirësuar produktivitetin. Aplikacionet Android në Windows 11 por turbullojnë edhe njëherë vijat ndarëse mes tij dhe sistemeve operativ mobil apo Chrome OS. Ende Microsoft Store nuk po reklamohet aq fuqishëm në Windows 11 ndërsa së fundi shtoi mbështetjen për aplikacionet Win32.

Optimizime të tjera janë mbështetjapër AutoHDR dhe DirectStorage. Gjithsesi do të duhen vite përpara se Windows 11 të zëvendësojë Windows 10-ën.

Windows 3.1

Ashtu si XP, Windows 3.1 ishte versioni i parë Windows që shumë njerëz të lindur në dekadën e kaluar mund të mos e kenë përdorur kurrë. Ndërfaqja bardh e zi fshihte rrënjët e saj DOS.

Sot Windows 3.1 do të konsiderohej vetëm si një përditësim përmbajtjeje për sistemin operativ por në vitet 90-të ishte një lëshim i rëndësishëm duke sjellë debutimin e floppy disqeve. Duke ndërtuar suksesin e Windows 3.0, Windows 3.1 ndihmoi IBM të shesë miliona kompjuterë pak pas debutimit. Solli sistemin TrueType që i bërë makineritë Windows si përpunues të vërtetë Word.

Windows 10

Njëlloj si kryesuesit e kësaj liste, Windows 10-ta ishte një sukses që ndoqni një dështim duke bërë akoma më të ëmbël. Pas dështimit të Windows 8, Windows 10 dukej si një hap madh përpara drejt kompjuterëve modernë, një vend që ata që kishin ngelur në Windows 7 mund ta quanin shtëpi. Ishte i shpejtë, plot funksionalitete dhe dizajnuar me desktopët në mendje dhe jo tabletët por duke ruajtur mbështetjen për ekranet me prekje.

Windows 10 solli me vete shfletuesin Edge duke i dhënë fund tmerrit të Internet Explorer. Kishte një menu Start të përditësuar në diçka më funksionale dhe metoda të reja kyçjeje si shenjat e gishtërinjve dhe teknologjia e njohjes së fytyrës duke përmirësuar shkallëzimin për ekranet me rezolucione të larta.

Ajo që bëri ishte promovimi i Microsoft Store për të inkurajuar përdorimin e llogarive online Microsoft në vend të atyre lokale. Ideja ishte e një Windows-i si shërbim.

Ende Windows 10-ta provoi të ishte Windows 7 e epokës së saj me shumicën e përdoruese të cilët ende e përdorin sot pas 1 vit e gjysmë debutim.

Windows XP

Pas dështimit të Windows ME, Microsoft u rikthye me një Windows XP të fuqishme. Për shumë ishte sistemi i parë operativ që kanë përdorur duke konsideruar dështimet e Vista, dhe e përdorën për thuajse një dekadë.

Ishte sistemi operativ që prezantoi miliona njerëz në World Wide Web, duke i hapur rrugë aplikacioneve popullore të komunikimit. MSN Messenger, AIM, ICQ hapën botën për moshat e reja për herë të parë ndërsa Limewire, Kazaa dhe eDonkey lejuan të ndajnë të dhënat si asnjëherë më parë.

Nga të gjitha sistemet operative në këtë listë, Windows XP mund të ketë pamjen më ikonike. Jo vetëm për shkak të butonit jeshil Start, por edhe për sfondin e kodrave të buta. Solli disa aplikacione të fuqishme si Windows Media Player, Windows Movie Maker dhe sigurisht Solitaire.

I kufizuar në 32-bit, Windows XP nuk shkoi asnjëherë përtej 4GB RAM duke kufizuar përdorimin me lançimin e procesorëve 64-bit.

Përgjatë viteve u përballë me maluerë të vështirë për shkak se i mungonin mjetet e sigurisë. Ende Windows XP kishte një trashëgimi të madhe lënë pas që gjendet ende sot në kompjutera në mbarë botën.

Windows 7

Ekziston një argument se Windows 7 është vetëm një version i rafinuar i Windows Vista lançuar në një kohë kur njerëzit kishin harduerin e duhur për ta përdorur. Por ky mbret i Windows bëri më shumë sesa kaq.

Ishte i shpejtë, me shumë përmirësime vizuale krahasuar me versionet e kaluara Windows. Kishte pajtueshmëri të shkëlqyer duke funksionuar me softuerë e harduerë të vjetër e të rinj duke sjellë funksionalitete të rëndësishme.

Solli ngjitjen e aplikacioneve në taskbar apo kombinimin e dritareve për organizim më të mirë si dhe paraqitje paraprake të aplikacioneve nga taskbari.

Ishte një sistem operativ i pastër dhe i shpejtë që përdoret sot e kësaj dite dhe shumë më shumë do ta përdornin në Microsoft do ta mbështeste. /PCWorld Albanian

The post Rënditja e 12 versioneve të Windows nga më i keqi tek më i miri appeared first on PCWorld Albanian.