Gjilan.AL

G-Lan City

Rekord historik temperaturash të acarta në ShBA

Amerika Veriore ka përjetuar javët e fundit dimrin më të ftohtë që mbahet mend.

Meteorologët thonë se erërat e acarta nga Arktiku, krijuan tek banorët ndjesinë e një të ftohti që arrin deri në minus 77 gradë Celsius.

Kjo ishte ndjesia që të krijohej të paktën në Malin Uashington në Nju Hempshër ku të Premten u shënua edhe temperatura që përbën rekord historik të ftohti që arriti në 46 gradë nën zero.

Temperatura rekord të ftohta shënuan disa qytete, përfshirë Nju Jorkut në minus 23 gradë Celcius, por edhe Toronto në Kanada, minus 29 gradë Celcius.

I ftohti ka mbërritur deri në shtetet federale jugore amerikane që shquhen për klimë të butë gjatë dimrit. Mbi 250 mijë njerëz mbeten pa energji elektrike që prej fillimit të javës, ndërsa vështirësi ka edhe me ngrohjen.

The post Rekord historik temperaturash të acarta në ShBA appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]