Gjilan.AL

G-Lan City

Real Madridi mposht Valencian dhe vazhdon ndjekjen e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat 2-0 në ndeshjen e mbetur nga java e 17-të në La Liga.

Mbretërit e nisën ndeshjen në sulm duke krijuar disa raste, fillimisht me Marco Asension në minutën e katërt, por portieri mysafir ishe në vend.

Pas tij provoi edhe Vinicius Junior, por sërish Giorgi Mamardashvili ishte në vend.

Reali shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë me Antonio Rudiger, por goli u anulua nga VAR pasi kishte një ndërhyrje të palejuar para se të shënohej goli.

Por me të filluar pjesa e dytë, mbretërit shënuan gol në minutën e 52-të, kur Asensio ishte i saktë nga distanca, pasi mori një pasim nga Karim Benzemas (1-0).

Pas vetëm dy minutash sërish Benzema asistoi, kësaj radhe te Vinicius që shënoi për 2-0.

Rezultati ka mundur të thellohet në minutën e 57-të, por gjuajtjet e Modric dhe Benzema nuk përfunduan në rrjetë.

Valencia mbeti me një lojtar më pak në minutën e 72-të, kur Gabriel Paulista, u ndëshkua me të kuq.

Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk solli gola dhe Real Madridi mori fitoren e 14-të sezonale.

Mbretërit tani kanë 45 pikë dhe janë në vendin e dytë me pesë pikë më pak se Barcelona që është lider.