Gjilan.AL

G-Lan City

Reagon asamblisti i LDK: Turp për ata që e mendojnë vetëm pozitën, e që nuk e trajtojnë këtë vend me dinjitet

Asambleisti i LDK-së Latif Maliqi duke e paraqitur gjendjen e mjerueshme të varrezave të dëshmorëve ka shkruar “LAVDI JUVE e turp për ata që e mendojnë vetëm pozitën e që nuk e trajtojnë këtë vend me dinjitet. Sa shumë jemi katandisur!

Reagimi i plotë:

Nuk ka vend ma të shenjtë në komunën tonë se sa ky vend.
Ky vend kërkon trajtim ditor e jo vetëm kur t`i teket dikujt.
Fal tyre ne jemi sot ulur në këto ulëse ku gëzojmë lirinë, duke e përfshi edhe vetën.
Nuk ka koment tjetër përpos LAVDI JUVE e turp për ata që e mendojnë vetëm pozitën e që nuk e trajtojnë këtë vend me dinjitet.
Sa shumë jemi katandisur! /RajoniPress/