Gjilan.AL

G-Lan City

QKUK planifikon të shpenzojë mbi 17 mijë euro për shenja, piktura dhe lule

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka planifikuar shpenzimin e 17500 Eurove për vendosjen e disa shenjave, pikturave, luleve dhe dërrasave këndore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur një procedurë tenderuese për blerjen e shenjave orientuese brenda klinikave, piktura për vendosje në mure, lule natyrale dhe disa dërrasave këndore, shkruan Gazeta Shneta.

Për furnizim me këto materiale QKUK ka planifikuar të shpenzojë 17 mijë e 500 Euro.

Sipas dosjes me këtë tender planifikohet të blihen shenja orientuese të materialit Forex, Alubond i dyfishtë, shenja orientuese emergjente me ndriqim, shenja për kamera, profile të MDF-së, piktura me kornizë për zgjedhjen e të cilave do të vendos menaxheri i kontratës, si dhe lule natyrale brenda klinikave. /Gazeta Shneta/