Gjilan.AL

G-Lan City

Punëtoria mbi menaxhimin dhe udhëheqjen e praktikave të cilësisë në Projektin QATEK u mbajt në Romë

U finalizua punëtoria mbi menaxhimin dhe udhëheqjen e praktikave të cilësisë në nivel programi e cila u mbajt në Romë/Itali.

Më 15 dhe 16 maj, projekti QATEK organizoi punëtorinë për menaxhimin dhe udhëheqjen e praktikave cilësore në nivel programi të organizuar nga Universiteti LUMSA në Romë, punëtori në të cilën nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, po marrin pjesë drejtoresha për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Fitore Malaj si dhe udhëheqësja e zyrës për Komunikim me Publikun Minire Rexhepi.

Qëllimi i seminarit ishte planifikimi i kornizës për raportin e vlerësimit të programit që do të përgatitej nga të gjithë partnerët vendorë. Raporti i vlerësimit të programit do të fokusohet në një sërë dimensionesh, duke përfshirë, përafrimin e objektivave të programit me kornizat e kompetencave kombëtare dhe të BE-së, lidhjen ndërmjet TE teorike dhe praktike, cilësinë dhe rëndësinë e kërkimit, praktikën e studentëve për kërkime, dhe praktikat e udhëheqjes së programit.

Punëtoria gjithashtu i kushtoi kohë të konsiderueshme diskutimit dhe adresimit të qëndrueshmërisë së rezultateve të projektit QATEK drejt sigurimit të kulturës cilësore në ITE në Kosovë.

Punëtoria dyditore përfundoi me qëllime dhe objektiva të qarta për pjesën e mbetur të zbatimit të projektit. /TV Gjilani/