Gjilan.AL

G-Lan City

Publikohen imazhet zyrtare të Galaxy S23

Seritë e ardhshme Galaxy S23 të Samsung pritet të publikohen për herë të parë në evenimentin Galaxy Unpacked më 1 Shkurt por që nga ky moment kemi një ide të qartë sesi pajisjet do të duken.

Fotot janë publikuar nga WinFuture dhe zbulojnë dizajnin dhe ngjyrat e modelit bazë Galaxy S23.

Sipas WinFuture këto janë imazhe zyrtare marketingu nga Samsung dhe nuk janë krijuar nga fansat bazuar në informacionet e publikuara.

Nëse duhen besuar, këto imazhe tregojnë se Samsung ka hequr “ishullin” e kamerave të pasme që ishte prezent në modelet e vitit të kaluar Galaxy S22.

Secila prej tre kamerave të pasme ka kreshtën e vet të ngritur ndërsa kasa e S23 duket një kombinim i një kornize metalike dhe mbulesë prej xhami që kemi parë tek modelet e kaluara.

Ende nuk ka një konfirmim të specifikave të S23 por është spekuluar se do të vinë me ekran OLED me ndriçim më të lartë dhe kamera me rezolucion më të lartë.

Gjithashtu prezent do të jetë çipi Snapdragon 8 Gen 2. /PCWorld Albanian

The post Publikohen imazhet zyrtare të Galaxy S23 appeared first on PCWorld Albanian.