Gjilan.AL

G-Lan City

Protestat në Peru shkak për mbylljen e pikës turisitike “Machu Picchu”

Peruja e ka mbyllur për një kohë të pacaktuar pikën e famshme turistike “Machu Picchu” për shkak të protestave të vazhdueshme kundër presidentit të ri të vendit.

Qeveria tha se e mbylli vendin dhe e shtegun Inka që të çon drejt tij, për të mbrojtur turistët dhe qytetarët. Qindra njerëz që kishin mbetur të ngecur për orë të tëra në kala tani janë shpëtuar.

Protestat e dhunshme, të cilat kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur, filluan kur lideri i mëparshëm i Perusë u rrëzua.

Shërbimet hekurudhore për në Machu Picchu u pezulluan të enjten pasi disa shina treni u dëmtuan, dyshohet se kjo u bë nga protestuesit.

Ministri i Turizmit, Luis Fernando Helguero, në një konferencë shtypi të shtunën, ka deklaruar se 418 persona ishin bllokuar në pikën turistike.

Megjithatë, të shtunën mbrëma, ministria e turizmit njoftoi se të gjithë vizitorët, prej tyre 148 të huaj dhe 270 peruanë, ishin evakuuar në mënyrë të sigurt në trena dhe autobusë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Protestat në Peru shkak për mbylljen e pikës turisitike “Machu Picchu” appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]