Gjilan.AL

G-Lan City

Prishtina zyrtarizon fundorin amerikan

Prishtina ka vazhduar me përforcime, teksa së fundmi kanë angazhuar edhe një fundor.

Ylli amerikan Deondre Parks është përforcimi më i ri i skuadrës kryeqytetase.

30-vjeçari i bashkohet Prishtinës pasi më parë ka luajtur edhe në Britani të madhe, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan dhe Hungari.

Njoftimi i plotë nga KB Prishtina:

Amerikani Deondre Parks, 30 vjeçar, i cili luan në pozitat 1/2, është transferi më i ri i skuadrës tonë! Parks ka luajtur në elitat e shteteve si: Britani, Qipro, Gjeorgji, Finlandë, Kazakistan  dhe Hungari .

Në Gjeorgji me Cactus Tbilisi ka luajtur me 20.9 pikë dhe 3.2 asistesh për ndeshje. Më 2020/21 u shpall kampion në Finlandë me skuadrën Vilpas ku regjistroi mesatare prej 14.9 pikë dhe 2.8 asistesh për ndeshje.

Sezonin e kaluar me ZTE në Hungari ka arritur mesatare prej 13.1 pikë, 2.4 kërcime dhe 1.3 asistesh për ndeshje. Së fundmi ishte pjesë e skuadrës kampione të Kazakistanit – BC Astanën, njëherit pjesëmarrëse në ligën prestigjoze VTB.