Gjilan.AL

G-Lan City

Prishtina mposht pastër Feronikelin, shënon transferimi i ri që kryeqytetasit ende se kanë zyrtarizuar

Prishtina ka marrë fitoren e radhës në ndeshje miqësore në Antalya ku po zhvillon fazën përgatitore.

Skuadra bardhkelatër është përballur me Feronikenlin dhe e ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0.

Muhamed Dubova në minutën e 65-të dhe Albin Prapshtica në të 82-tën ishin autorët e golave për Prishtinën.

Dubova është bashkuar me Prishtinën në fazën përgatitore pas aventurës në Sllovaki me skuadrën Dubnica Nad Vahom.

Ish-talenti i Gjilanit duket se ka shkëputur kontratën me klubin sllovak dhe është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe te Prishtina.

Megjithatë deri më tani klubi kryeqytetas ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e talentit gjilanas. /Gazeta Olle/