Gjilan.AL

G-Lan City

Prishtina mposht lehtësisht Trepçën ’89, shënon edhe përforcimi i ri

FC Prishtina e ka nisur vitin e ri 2023 me fitore duke e mundur në një ndeshje miqësore Trepçën ’89 me rezultat 3:0.

Në duelin në fjalë të zhvilluar të mërkurën në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, skuadra jonë shkëlqeu me gola e aksione të bukura.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli në minutën e 22-të.

Ardhja e re në ekip, Jalen Blesa, e dyfishoi epërsinë në 2:0 me golin e realizuar në minutën e 34-të.

Ndërkohë në pjesën e dytë për Prishtinën u inkuadruan edhe futbollistë të ri, pasi në total në këtë sfidë luajtën 21 futbollistë.

E për golin përfundimtar në këtë sfidë u përkujdes Arlind Dobroshevci duke realizuar në minutën e 73-të për 3-0.

Kjo është miqësorja e fundit e Prishtinës para udhëtimit në Turqi më 14 janar ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për dy javë.

𝙁𝘾 𝙋𝙧𝙞𝙨𝙝𝙩𝙞𝙣𝙖 𝙚 𝙣𝙞𝙨𝙞 𝙣𝙙𝙚𝙨𝙝𝙟𝙚𝙣 𝙢𝙚 𝙠𝙚̈𝙩𝙚̈ 𝙛𝙤𝙧𝙢𝙖𝙘𝙞𝙤𝙣: : Ardit Nika, Gledi Mici, Muhamed Useini, Egzon Belica, Ramiz Bytyqi, Kushtrim Gashi, Mwrgim Pefqeli, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Shefit Shefiti, Jelen Blesa.

𝙐 𝙞𝙣𝙠𝙪𝙖𝙛𝙧𝙪𝙖𝙣 𝙚𝙙𝙝𝙚: Butrint Bulliqi, Albin Prapashtica, Arlind Shabani, Genc Hamiti, Hasan Hyseni, Igball Jashari, Besir Ramadani, Arlind Dobroshevci, Dion Gallapeni, Korab Luma.