Gjilan.AL

G-Lan City

Prishtina 01, Malisheva dhe Liqeni kalojnë në gjysmëfinale

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku tutje kanë kaluar FC Prishtina 01, Liqeni dhe Malisheva.

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Malishevës doli të jetë shumë interesante ku koha e rregullt u mbyll 4-4, ndërsa fituesi u vendos me penallti ku malishevasit fituan 5-4.

FC Prishtina 01 në anën tjetër ka mposhtur Trepçën si mysafir me rezultat 1-0 për të kaluar në gjysmëfinale.

Ndeshja e fundit mes Vjosës dhe Liqenit nuk është zhvilluar, pasi vendasit nuk e kanë organizuar lojën, që kështu Liqeni kalon tutje.

Nesër do të hedhet shorti për ndeshjen gjysmëfinale, pasi njëra skuadër kalon në finale pa lojë.

Ndeshja gjysmëfinale do të zhvillohet në fundjavë.