Gjilan.AL

G-Lan City

Presidenti Amerikan Biden mund të marrë vendimin më drastik në lidhje me TikTok

Ditën e djeshme Dhoma e përfaqësuesve në Amerikë i dha Presidentit Joe Biden fuqinë e plotë për të vendosur mbylljen e aplikacionit Tik Tok në SHBA. Kjo është një ndër çështjet më në zë të momentit dhe vendimi i SHBA po pritet me mjaft kureshtje.

Në telefonat e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë është ndaluar përdorimi i TikTok dhe kjo masë po merret edhe nga shtetet e tjera amerikane. Nga ky veprim ka marrë shkas edhe Komisioni Europian për të ndaluar përdorimin e këtij programi.

Vendimi i marrë vjen si pasojë e dyshimeve që kanë ngritur amerikanët se TikTok përdor të dhënat e përdoruesve për qëllime spiunazhi dhe se Kina po qëndron për krah Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Në vitin 2020 u kërkua nga ish-Presidenti Trump që aplikacioni t’i shitej një kompanie amerikane për ta pasur akoma më shumë në kontroll.

Tashmë pritet vendimi që do të marrë qeveria amerikane dhe a do të arrijë ta bllokojë plotësisht. Cenimi i sigurisë është diçka kryesore për administratën Biden dhe rreth kësaj çështjeje ‘’lëviz’’ gjithçka. /PCWorld Albanian

The post Presidenti Amerikan Biden mund të marrë vendimin më drastik në lidhje me TikTok appeared first on PCWorld Albanian.