Gjilan.AL

G-Lan City

Post Title

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ka përcaktuar edhe nëntë grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampionatit Evropian 2025 për këtë grup-moshë.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 dhe ajo e Shqipërisë U21 kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve në këto kualifikuese.

Dardanët e rinj ndodhen në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.

Ndërkohë kuqezinjtë janë në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Kampanja kualifikuese për këto eliminatore fillon më 20 mars të vitit 2023, derisa përfundojnë më 15 tetor të vitit të ardhshëm.

Në eliminatoret e këtij turneu marrin pjesë 53 vende të ndara në shtatë grupe me nga gjashtë skuadra dhe dy grupe me nga pesë të tilla.