Gjilan.AL

G-Lan City

Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti 1961

Popullsia e Kinës ka rënë për herë të parë në 60 vjet, me normën kombëtare të lindjeve që ka arritur një rekord të ulët – 6.77 lindje për 1000 njerëz.

Popullsia në 2022 – 1.4118 miliardë – ra me 850 mijë nga 2021.

Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie prej vitesh, duke nxitur një sërë politikash për të ngadalësuar trendin.

Por shtatë vjet pas heqjes së politikës së një fëmije, ajo ka hyrë në atë që një zyrtar e përshkroi si një “epokë të rritjes negative të popullsisë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shkalla e lindjeve në 2022 ishte gjithashtu në rënie nga 7.52 në 2021, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, e cila publikoi shifrat të martën.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan lindjet për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976 – 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 një vit më parë.

Të dhënat e mëparshme të qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurte fuqinë punëtore të Kinës dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.

Rezultatet nga një regjistrim një herë në dekadë i shpallur në vitin 2021 treguan se popullsia e Kinës po rritej me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada, transmeton Klankosova.tv.

The post Popullsia e Kinës bie për herë të parë që nga viti 1961 appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]