Gjilan.AL

G-Lan City

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të armëmbajtjes pa leje dhe dhunës në familje

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjes pa leje dhe dhunës në familje, transmeton 2LONLINE.com.

Këto raste janë regjistruar në Gjilan.

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 18.05.2023 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE/