Gjilan.AL

G-Lan City

“Po fillojmë një sfidë gati të pamundur, por së bashku të gjitha mund të bëhen realitet” – te Vëllaznimi besojnë në mrekulli

Vëllaznimi është një nga skuadrat ikonë në futbollin kosovar, por viteve të fundit ka pasur probleme të mëdha organizative.

Viti 2023 ka nisur për mrekulli për klubin gjakovar që është riorganizuar me kryesi të re.

Kryetar i klubit është zgjedhur Gazmend Boshnjaku, nënkryetar Erzen Kumanova, drejtor ekzekutiv Ilirian Zhubi, menaxher i përgjithshëm Bujar Guci derisa drejtor sportiv Edi Luzha.

Ndërkohë kuqezinjtë kanë rikthyer në radhët e veta njërin nga trajnerët më të mirë në Kosovë, Arsim Gojani së bashku me ndihmësit Kreshnik Komonn e Valbon Latifi.

Vëllaznimi ka zyrtarizuar edhe ekipin për sezonin pranveror, ku kanë vazhduar kontratat disa nga yjet e ekipit si dhe kanë zyrtarizuar afrimet e reja.

Yll Myrta, Albutrint Morina, Agon Stuja, Bernard Kastrati, Erris Gojani, Fatlind Sadiku, Getuard Kabashi, Fluid Syla, Albin Ymeraga, Arlind Rrustemaj, Diart Smajlaj, Leonard Memaj, Igan Lleshi, Driton Hana, Mert Curt, Adi Hyla, Argjend Qela, Bill Wilson, Talha Idrizi, Berat Ahmeti ,Gentrit Bislimi dhe Erblind Mulaj janë futbollistët e Vëllaznimit për edicionin pranveror.

Klubi gjakovar ndodhet në pozitën e fundit në Grupin A të Ligës së Parë me vetëm dy pikë, por kanë shpresa të mëdha se do t’ia dalin t’i shmangen rënies.

“Mbi të gjitha është Vëllaznimi. Po fillojmë një sfidë gati të pamundur, por së bashku të gjitha mund të bëhen realitet. Do të luftojmë deri në momentin e fundit sepse Vëllaznimi i meriton të gjitha”.

“Me mbështetjen tuaj, jemi të pandalshëm! Kuq e zi deri në fund, me fanellën legjendare, për ty Vëllaznim”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit gjakovar. /Gazeta Olle/