Gjilan.AL

G-Lan City

Përzgjidhen 20 poezitë e Orës së Madhe Letrare “Muza e Agimit”

Në prag të Manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit” 2023, që këtë vit shënon 60 vjetorin e lindjes së heroit të kombit, Agim Ramadanit, Juria profesionale e konkursit anonim letrar, e përbërë nga Ibrahim Kadriu (kryetar), Albina Idrizi dhe Anton Nikë Berisha – anëtarë, para drejtuesve të Shoqatës kulturrore “Ditët e Agimit”, bëri të ditur vendimin e saj për njëzet poezitë e përzgjedhura për lexim në Orën e madhe letrare “Muza e Agimit” si dhe për tri poezitë më të mira, shpallja e të cilave, me kërkesën e Organizatorit, do të bëhet publike më datën 2 Maj 2023, ora 14:00, në shkollën e mesme të ulët “Agim Ramadani” në Zhegër, pas leximit të tyre.

Poezitë e përzgjedhura për lexim, janë:

Shkëlqimi i Katanës (Shifra Samurakatana)

Agimi i agimeve (Shifra “Katana po vjen”)

Babai im në shi (Shifra Nëpër shi)

Mehr Licht (Shifra Temal)

Psherëtimë bjeshke (Shifra “Të jetosh kohën”)

Thellësive të lashta ilire (Shifra Afërdita)

Në altarin e Agimit (Shifra Testament)

Mirupafshim fati im (Shifra Agu i lirisë)

A ishe shi (Shifra Artis.t)

Ushtar lirie në tryezën e perëndive (Shifra Karadaku)

Fjala dhe vdekja (Shifra Metamorfozë)

Trup i harruar (Shifra Beteja e fundit)

N’agim të dritës (Shifra “Liria”)

I agti (Shifra Qielli i Katanës)

Aromë pas shiut (Shifra Trapped 2021)

Trazim (Lumi)

Pikëllimë nën Çabrat (Shifra Meje)

Jetës (Shifra Asgjëja2023)

A ka liri përtej lirisë ((Shifra Dritëzim)

Edyt! (Shifra Mery Bo)

Luten autorët që ta dëshmojnë autorësinë si dhe praninë e tyre në këtë Manifestim nderues e tradicional për njërin nga figurat më të shquara të luftës për lirinë e Kosovës, heroit Agim Ramadanit. /2LONLINE/