Gjilan.AL

G-Lan City

Përfundon pakoja për subvencionimin e rrymës

Brenda dy ditëve do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të shkuar. Kështu njoftoi në një konferencë për media Ministri i Financave Hekuran Murati.

Ai po ashtu tregoi se tre muajt e parë shtator-tetor-nëntor) subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, kurse katër muajt tjerë janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.

Murati njoftoi se pakoja mbështetëse e BE-së ka qenë në vlerë 75 milionë euro, e se nga to 15 milionë euro janë shpenzuar për këto katër muaj./21Media/