Gjilan.AL

G-Lan City

Përfaqësuesit e Coca Colas, ia morën frigoriferin nga lokali, i dhurohet një frigorifer i ri

Përfaqësuesit e Coca Colas, ditë më parë e larguan frigoriferin nga lokali “Albani market”, në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, sepse pronari i marketit në fjalë, Alban Osmani, nuk pranoi të mbajë produkte të Serbisë, shkruan Raporto24.

Sipas pronarit të Marketit, ai ishte kushtëzuar, nëse dëshiron ta mabjë frigoriferin, duhet t’i mbajë edhe prodhimet e Coca Colas nga Serbia, e pas refuzimit të tij, kishte ardhur deri te një veprim i tillë.

Mirëpo, vetëm pak ditë pas një veprimi të tillë, në shenjë solidarizimi me veprimin e tij, pronarit të marketit i dhurohet një frigorifer nga kompania “Osa Termosistem”.

Osmani, gjithashtu ka bërë të ditur, se edhe anetaret e grupit Besa Bese, kanë mbledhur të holla për t’ia blerë një frigorifer, e ato të holla kanë shkuar për bamirësi në organizatën “Bereqeti” ne Gjilan, meqenëse pronarit i është dhuruar frigoriferi.

Në vijim gjeni të plotë postimin e tij:

Pavaresisht rezistences qe mos me pranu nga te tjeret donacione per frigo, kompania nga Rahoveci “Osa Termosistem” me pronar Ardi Osa solli ne lokalin tim nji frigorifer.

Edhe njehere, qellimi i vetem publikimit te videos ka qene me vetedijesu qytetarin per me i refuzu prodhimet serbe dhe presionin qe kane bizneset e vogla dhe asessi dicka tjeter.

Falenderoj shume kompanine “Osa termosistem” per frigoriferin.

Poashtu te gjithe anetaret e grupit Besa Bese, te cilet me kane mbeshtete jashtezakonisht shume keto dite.

Disa prej tyre madje kane mbledhur edhe te holla per blerjen e nje frigoriferi. Pa asnji hezitim, keto te holla i kemi dorezu ne organizaten “Bereqeti” ne Gjilan.

Ky vend ende ka shprese… /Radio Star/