Gjilan.AL

G-Lan City

Përdorimi i WhatsApp krahas aplikacioneve të tjera bëhet më i lehtë në iOS

Meta ka filluar të lançojë një përditësim madhor në iOS. Versioni 23.3.77 shton mbështetjen për picture-in-picture për video thirrjet. Është një funksionalitet që përdoruesit iOS të WhatsApp e kanë kërkuar prej kohësh ndërsa kompania nisi testimet e saj në fund të vitit të kaluar.

Njëlloj si me modalitetet PiP në platformat e tjera, Whatsapp do të minimizojë dritaren e video thirrjes kur jeni duke përdorur një aplikacion tjetër ku ju mund të bëni diçka tjetër ndërsa jeni duke komunikuar me të tjerë.

Nëse nuk aksesoni dot PiP menjëherë, Meta tha se funksionalitetet e reja me përditësimin më të fundit të WhatsApp do të bëhen të disponueshme për të gjithë në ditët në vijim.

Duke folur për funksionalitete të tjera, WhatsApp 23.3.77 lejon që të shtoni titra mbi dokumentet që dërgoni përmes aplikacionit. Për më tepër Meta ka përmirësuar bisedat në grupe ku përdoruesit mund të shtojnë subjekte më të gjata dhe përshkrime për të informuar të tjerë më mirë rreth grupit.

Gjithashtu një opsion i ri është shtuar për të krijuar një avatar që mund ta përdorni për foton e profilit dhe afishat. /PCWorld Albanian

The post Përdorimi i WhatsApp krahas aplikacioneve të tjera bëhet më i lehtë në iOS appeared first on PCWorld Albanian.