Gjilan.AL

G-Lan City

Pensionohet profesori Shefket Jakupi

Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi ka arritur moshën e pensionimit, 65 vjet, për këtë Fakulteti Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka organizuar një takim, për të uruar profesorin Jakupi, me dëshirat më të mira për kontributin e tij prej më se tre dekadash dhënë arsimit e vendit, në jetën akademik e publike.

Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi në fjalën e tij, e ka përgëzuar për pensionimin dhe kontributin e dhënë në UKZ, Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi, derisa e ka uruar për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor e edhe si prodekan i Fakultetit Ekonomik.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi, duke folur për veprën e profesorit Shefket Jakupi, tha se ne të gjithë krenohemi me punën e devotshme prej mësimdhënësi dhe si prodekan në Fakultetin Ekonomik të profesorit Jakupi.

Vet Prof. Asoc. Dr. Shefket jakupi tha se po e përfundon karrierën me bindje të patundur se kjo është një detyrë me shumë vlera.

Ndërkohë, për kontribut akademik në Fakultetin Ekonomik me rastin e pensionimit, Rektori Kosumi dhe Dekani Sopi i kanë ndarë mirënjohje Prof. Asoc. Dr. Shefket Jakupi. /2LONLINE/