Gjilan.AL

G-Lan City

Paga shumë e lartë, Torino dëshiron ta dërgojë Etrit Berishën në Turqi

Etrit Berisha vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, përkundër se afati kalimtar i janarit ka përfunduar.

Portieri shqiptar këtë edicion nuk ka luajtur asnjë minutë me fanellën e Torinos as në kampionat, por as në garat e Kupës së Italisë.

Kësisoj largimi i tij pritej në afatin kalimtar të janarit, por nuk ndodhi përkundër se pati interesim nga disa skuadra.

Torino është gati ta lejoj largimin e portieri shqiptar dhe tani po kërkon shitjen e tij në elitën e futbollit turk ku Berisha është i hapur për tu transferuar atje.

33-vjeçari ka kontratë me Torinon deri në verën e vitit 2024 derisa Torino kërkon ta largojë për faktin se Berisha ka pagë prej 800 mijë eurove në vit, që konsiderohet si e lartë nga drejtuesit e klubit.

Menaxheri i Berishës është në bisedime me disa klube turke dhe transferimi i tij në Turqi mund të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, për faktin se afati kalimtar në shtetin turk është i hapur deri në 7 shkurt.