Gjilan.AL

G-Lan City

Pacolli: S’ka kryeministër a ministër që i kam kërkuar favor, le të më sfidojë kushdo

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se asnjëherë s’ka kërkuar favore nga udhëheqësit e institucioneve në Kosovë për biznesin e tij.

Ai tha se për hatër të publikut në Kosovë duhet ta sqarojë këtë meqë qëllimi i tij kur u kthye në Kosovë ishte “mbështetja” për vendin e tij.

“Natyra dhe transparenca ime kërkon që publikut në Kosovë t’i sqaroj edhe këtë: Unë u ktheva në Kosovë në vitin 2006 me shpresën se ekzistonin kushtet për ta mbështetur vendin me atë që dija dhe me atë që kisha mundësi. Rezultatet do të ishin ndryshe nëse do të kisha gjetur mbështetje. Megjithatë, ne të grupit Mabetex, pa mbështetjen e askujt dhe të shtetit, kemi arritur të zhvillojmë ndërmarrësinë në Kosovë duke krijuar shumë fabrika, veprimtari dhe aktivitete ku janë krijuar mijëra vende pune dhe duke i siguruar vetës vendin e eksportuesit më të madh të produkteve industriale dhe shërbimeve. Gjithçka që është krijuar deri tani është bërë me forcat tona, pa kërkuar ndihmë apo favore, nga askush, qoftë nga qeveritë apo përfaqësuesit e saj”.

Pacolli i ka vënë theks të veçantë një fjalie ku mohon se ka kërkuar favor nga krerët qeveritarë për të dëmtuar shtetin.

The post Pacolli: S’ka kryeministër a ministër që i kam kërkuar favor, le të më sfidojë kushdo appeared first on GAZETA LIRIA.