Gjilan.AL

G-Lan City

Ortekët e fundjavës lënë të vdekur 10 persona në Austri dhe Zvicër

Dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në disa ortekë nëpër Alpet austriake dhe zvicerane.

Turistët nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania ishin në mesin e të vdekurve në një numër vendpushimesh të ndryshme të skijimit.

Autoritetet austriake vendosën një alarm të nivelit të katërt për ortekët – i dyti më i madhi – pas reshjeve intensive të borës dhe erës në zonë.

Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia austriake njoftoi pesë vdekje të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit.

Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në Sankt Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner.

Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave – për të cilët thuhej se të gjithë po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara të skive kur ranë ortekët – u gjetën gjithashtu të vdekur.

Në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar u vranë gjithashtu nga bora e paqëndrueshme në kantonin juglindor të Graubuenden të shtunën në mëngjes. Policia zvicerane tha se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte i padëmtuar, transmeton Klankosova.tv.

Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 orteqe në rajonin e Tirolit – 11 prej tyre përfshinin njerëz.

The post Ortekët e fundjavës lënë të vdekur 10 persona në Austri dhe Zvicër appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]