Gjilan.AL

G-Lan City

Orët vendimtare për të ardhmen e Nedim Bajramit, mesfushori pritet të ndërroj skuadër

Nedim Bajrami pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, por mesfushori i kombëtares së Shqipërisë do të vijojë karrierën në Itali. Klubi më i interesuar për shërbimet e Bajramit është Sassuolo, me tratativën që duket se ka nisur mes këtyre të fundit dhe klubit të Empolit.

Në fakt, nuk është hera e parë që emri i Bajramit lidhet me një transferim të mundshëm tek Sassuolo, pasi edhe në verë palët ishin shumë pranë marrëveshjes. Vlera e kartonit të Bajramit vërtitet tek shtatë deri në tetë milionë euro me Sassuolon që duket gati të kënaqë interesat ekonomikë të Empolit. Këta të fundit duken se i kanë bërë planet për një të ardhme pa Bajramin pasi kanë vendosur nën shënjestër Piccolin nga Verona.

Kujtojmë se për lojtarin e kombëtares ka shumë zëra rreth të ardhmes, teksa ditë më parë u përfol edhe për një interesim nga ana e Valencias në La Liga. Megjithatë, Sassuolo duket gati të lëvizë konkretisht dhe të rrëmbejë futbollistin kuqezi në merkaton e janarit.