Gjilan.AL

G-Lan City

Orari i xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë, tri sfida zhvillohen të shtunën dhe dy të dielën

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 20-të.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe orarin e kësaj jave, ku nga pesë sfida në Superligë, tri prej tyre zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit po konsiderohet si ndeshja më interesante e kësj xhiroje, duke marrë parasysh edhe pozitat e dy skuadrave në tabelë.

Të shtunën zhvillohet edhe sfida mes Llapit dhe Trepçës ’89 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Ndërkohë në Ferizaj po të njëjtën ditë takohet Ferizaj dhe Prishtina.

Të dielën në fushë zbret kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani që luan para adhuruesve të vet ndaj Drenicës.

Dueli tjetër i ditës së diel është ai mes Gjilanit dhe Malishevës. Të gjitha sfidat e xhiros së 20-të startojnë me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Olle/