Gjilan.AL

G-Lan City

Opsioni i dërgimit të mesazheve vetvetes bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e WhatsApp

Pas disa muajsh testime në fazën beta, WhatsApp së fundi lançoi opsionin për ti dërguar mesazh vetvetes bë Android. Fillimisht dukej si një veçori që nuk kishim nevojë, por nëse jeni dikush që e përdorni WhatsApp në disa pajisje dhe dëshironi të kaloni dokumente nga njëra tek tjetra, është një funksionalitet më i dobishëm sesa mendoni.

Me këtë funksion përdoruesit e WhatsApp nuk kanë nevojë të përdorin mjete të tjera për të transferuar dokumente apo imazhe. Madje mund të bëni edhe një bisedë me vetveten.

Qëllimi i vërtetë i këtij opsioni është tu shërbejë atyre që duan ti dërgojnë vetes një lidhje për ta ruajtur.

Nëse dëshironi të dini sesi mund ti dërgoni vetes një mesazh në WhatsApp, mjafton të hapni menunë ku përzgjidhni kontaktet që dëshironi të bisedoni.

Në atë listë do të shikoni edhe emrin tuaj në krye. Pasi të shtypni mbi emrin tuaj mund të filloni të bisedoni. Përditësimi po lançohet gjerësisht për të gjithë përdoruesit në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

The post Opsioni i dërgimit të mesazheve vetvetes bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e WhatsApp appeared first on PCWorld Albanian.