Gjilan.AL

G-Lan City

OnePlus do të lançojë këtë vit smartfonin e parë me ekran me palosje

OnePlus zbuloi në Kongresin Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë telefonin më të fundit eksperimental me sistem ftohjeje të lëngshme.

Ky ishte lajmi i parë i madh i kompanisë ndërsa i dyti kishte të bënte me debutimin e telefonit të parë me ekran me palosje në gjysmën e dytë të 2023.

Me këtë zbulim OnePlus konfirmoi spekulimet e mëhershme se është duke punuar në një smartfon me ekran me palosje të ngjashëm me ato që Samsung ofron.

Pavarësisht konfirmimit, OnePlus nuk dha asnjë detaje rreth vetë smartfonit. XDA Developers raportuan në Janar se kishin gjetur informacione për dy marka në Administratën e Pronësisë Intelektuale të Kinës për OnePlus V Fold dhe OnePlus V Flip.

Njoftimi i sotëm përmend vetëm një smartfon dhe është e paqartë nëse kompania po zhvillon dy të tilla. Ishte COO i kompanisë Kinder Liu që konfirmoi ekzistencën e një telefoni të tillë.

Kompania premtoi të zbulojë më shumë detaje rreth telefonit me ekran me palosje në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

The post OnePlus do të lançojë këtë vit smartfonin e parë me ekran me palosje appeared first on PCWorld Albanian.