Njoftohen të gjithë studentët të cilët janë transferuar nga Universitetet tjera (IAL) në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan në vitin akademik 2022/2023 në semestrin veror, se fotografimi për ID-kartelë do të bëhet me dt. 28 Shkurt 2023.
Pas kësaj date, ata që nuk fotografohen, do ta humbin të drejtën e vazhdimit të studimeve
—————————————————————————————————————
Studentët e transferuar në UKZ, për të kryer procesin e regjistrimit dhe pajisjes me ID-kartelë duhet të ndjekin procedurat si në vijim:
Duhet të merret Vendimi në Zyrën e shërbimit të Studentëve
Fotografimi për ID-kartelë bëhet në zyrën e TI-së, sipas këtij orari: më dt. 28.02.2023 nga ora 13:00 – 15:00