Gjilan.AL

G-Lan City

Një video emocionale publikohet nga trajneri anglez, momenti pikëllues kur iu tregon fëmijëve se është shkarkuar

Trajneri anglez i futbollit, Mark Hudson, u shkarkua fundjavën e kaluar nga Cardiff City, ndërsa gruaja e tij e xhiroi një video në të cilën ai i njofton fëmijët të tij për vendimin e klubit.

Një barazim me Wigan Athletic në fundjavë ishte vendimtar për 40-vjeçarin që e zgjaste në nëntë ndeshje ecurinë pa fitore të skuadrës së tij.

Puna në këtë klub të Uellsit, që garon në futbollin anglez, ishte e para e pavarur në karrierën e Hudson, pasi më parë kishte punuar si asistent në Huddersfield Town.

Strategu i ri i njoftoi fëmijët për vendimin se ishte shkarkuar dhe gjithçka u regjistrua nga gruaja e tij, Marie-Louise. Ajo e kishte xhiruar edhe momentin e fillimit të sezonit, kur ai u tha fëmijëve se ishte bërë trajner i Cardiffit.

Klipi i publikuar i përfshin të dyja situatat – duke treguar momentet e bukura dhe prekëse të Mark Hudson – kur u thoshte fëmijëve se e mori vendin e punës, përpara se të përfundonte me një klip zemërthyer, ku ai u tha atyre se ishte pushuar nga puna.

“Unë po debatoja me burrin tim nëse do ta postoja këtë video. Është mirë të postosh pjesë të përsosura të jetës, por nuk është jeta reale. Shkarkimi është gjithashtu një anë e futbollit, por kurrë nuk do të shohësh dikë ta postojë këtë”, ka shkruar bashkëshortja Marie-Louise.

Ajo shtoi se këto momente i ka regjistruar për t’ua treguar fëmijëve të saj kur të rriten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ML (@keepme4ever_thehudsonlife)