Gjilan.AL

G-Lan City

Një vendim gjykate në SHBA i jep Apple të drejtë të mbajë kontrollin e rreptë mbi App Store

Zhvilluesit e aplikacioneve dhe lojërave janë shprehur kundër tarifës së Apple dhe Epic Games pretendonte se nuk përfaqëson vetëm vetveten por interesin e një ekosistemi të gjerë zhvilluesish me padinë e bërë ndaj Apple se abuzon me ligjet e konkurrencës.

Një gjykatë e apelit ditën e Hënë qëndron në favor të Apple lidhur me rregullat e saj të App Store në një padi me Epic Games. Vendimi është një sinjal se kontrolli i Apple mbi App Store dhe tarifat që aplikon do të mbeten të pandryshuara pavarësisht sfidës ligjore të Epic Games.

Apple e konsideroi një fitore. “Vendimi i ditës së sotme riafirmon fitoren e Apple në këtë çështje, me 9 prej 10 pretendimeve të Epic të cilat kanë rezultuar në favor të Apple,” tha një përfaqësues i kompanisë.

“Për herë të dytë në dy vite, një gjykatë federale ka vendosur në favor të Apple se kompania ushtron veprimtarinë e saj në favor të ligjeve të konkurrencës.”

Apple kontrollon rreptësishtë App Stor, që është e vetmja mënyrë për të shitur aplikacione iPhone tek konsumatorët. Punonjësit e gjigantit të teknologjisë kontrollojnë çdo përditësim përpara se të dalë live ose mund të refuzojnë plotësisht aplikacionin ndërsa merr 30 përqind komision për çdo shitje brenda tyre. Dyqani mbetet një burim kritik fitimesh për kompaninë duke kontribuar 78.1 miliardë dollarë të ardhura në 2022.

Zhvilluesit e aplikacioneve dhe lojërave janë shprehur kundër tarifës së Apple dhe Epic Games pretendonte se nuk përfaqëson vetëm vetveten por interesin e një ekosistemi të gjerë zhvilluesish me padinë e bërë ndaj Apple se abuzon me ligjet e konkurrencës.

Epic paditi Apple pasi kompania e lojërave prezantoi sistemin e saj të pagesave në Fortnite që theu rregullat e Apple dhe u dëbua prej dyqanit. /PCWorld Albanian/