Gjilan.AL

G-Lan City

Një lojë e re Civilization është në zhvillim

Më shumë se 6 vite nga debutimi i serisë më të fundit, Firaxis ka konfirmuar se është duke punuar për një lojë të re Civilization. Studioja nuk ndau detaje të shumta për titullin e ri por tha se Ed Bearch është drejtori kreativ i projektit.

Beach ka më shumë se 15 vite eksperiencë në këtë titull përfshirë në më të fundit Civilization VI si dizajneri lider.

Kompania mëmë Take-Two e Firaxis ndau lajmet kësaj jave përmes një njoftimi në shtyp duke paralajmëruar disa ndryshime. Shefi i studios Steve Martin është larguar nga Firaxis pas 17 vitesh si presidenti i kompanisë, një pozitë që e trashëgoi nga bashkëthemeluesi i Firaxis në 2006 Jeff Briggs.

Ditën e Premte Firaxsis njoftoi largimin e Jake Solomon pas 23 vitesh si dizajner dhe një prej punonjësve më të mirë të studios.

/PCWorld Albanian

The post Një lojë e re Civilization është në zhvillim appeared first on PCWorld Albanian.