Gjilan.AL

G-Lan City

Neville i bindur: Arsenali nuk e fiton titullin

Arsenal duket në rrugën e duhur për t’iu rikthyer titullit kampion në Angli pas plot 19 vitesh teksa aktualisht udhëheqin Premier League me një diferencë prej tetë pikësh nga ndjekësit më të afërt Manchester City.

Së fundmi, The Gunners kaluan me sukses provën ndaj Totttenham ndërsa sfida e radhës është po ashtu një test i rëndësishëm për të besuarit e trajnerit Mikel Arteta teksa në Emirates Stadium zbret Manchester United, e vetmja skuadër që i ka mposhtur në këtë sezon. Nëse triumfojnë edhe ndaj “Djajve të Kuq”, Arsenal mund të bëhet i pakapshëm edhe pse legjenda e Manchester United, Gary Nevill beson se “Topcinjtë” nuk do ta fitojnë sërish titullin.

“Këtë kampionat nuk e fiton Arsenal, do ta fitoj Manchester City. Nga ana tjetër, mendoj se United do ta mbyllë në vend të dytë kampionatit dhe e di që tifozët e Arsenal do të bezdisen nga këto fjalë. Unë në fakt do të dëshiroja që kampionatin ta fitonte Arsenali para Cityt dhe kjo do të ishte sensacionale për Premier League.

Kjo do ta bënte edhe më të madhe ligën tonë, gjithashtu do të doja që edhe United ta fitonte kampionatin por nuk e shoh të mundur. Por, ajo që mendoj realisht është se në një moment të caktuar, Manchester City do të nisë një ecuri me shumë fitore. Më pas do të vijë edhe një periudhë ku do të vuajë Arsenali”, u shpreh Neville.