Gjilan.AL

G-Lan City

Në UKZ ka përfunduar monitorimi i projekteve Erasmus+ nga ekspertja e EACEA

Në universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan, gjatë kësaj jave, ka qëndruar në vizitë monitoruese Prof. DSc. Marija Çundeva-Blajer vlerësuese e jashtme e Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA) .

Ky monitorim është bërë për projektet Erasmus+ QATEK, SMAHPC, QUADIC dhe ENEMLOS.

Ekspertja nga EACEA ka pasur takime me menaxhmentitn e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Rektorin, Prorektorët si dhe Sekretarin e Përgjithshëm, më pas takimi ka vazhduar me të gjithë përfaqësuesit e projektit, përfituesit përkatës, që ishin, studentë, personel akademik e administrativ, trajnerë, kursantë, etj. Po ashtu në takime online janë kyçur edhe përfaqësues nga partnerët e tjerë të projektit.

Ekspertja EACEA njëherësh ka vizituar ambientet e universitetit për të monitoruar pajisjet e blera në kuadër të projekteve dhe çdo strukturë tjetër përkatëse të krijuar brenda Universitetit (salla seminaresh, laboratorë, bibliotekën, etj).

Gjithashtu gjatë takimeve, janë prezantuar edhe materialet e ndryshme mësimore ose të tjera në kuadër të projekteve

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Dukagjin Leka, ka thënë se të gjitha takimet kanë shkuar jashtëzakonisht mire, ku si edhe ekspertja e EACEA në fund të çdo takimi ka pasur komente të mira rreth asaj qe ajo ka vështruar gjatë procesit të monitorimit.