Gjilan.AL

G-Lan City

Në një sallon masazhi në Gjilan, arrestime për prostitucion

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Gjilan ka arrestuar dy të dyshuara të cilat janë kapur në flagrancë të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu edhe pronarja e sallonit të masazhit është arrestuar dhe që të tria do të përballen me ligjin për veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion /bashkëkryerja”.

Sipas raportit policor, pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion.

“Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale. Po ashtu është arrestuar edhe pronarja e sallonit, e dyshuara kosovare, pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin policor.

Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/