Gjilan.AL

G-Lan City

Ndeshje të rëndësishme për Dritën dhe Gjilanin

Dy javë para përfundimit të Albi Mall Superligës së Kosovës në Futboll, dy ekipet gjilanase i pret punë e vështirë.

Drita, që po lufton për titull kampioni, këtë të shtunë në fushë të vet e pret Malishevën, e cila me mish e me shpirt po lufton për mbijetesë në Superligë. Se a do të stoliset me titullin kampion, më nuk është gjithëçka në duart e Dritës, ngase shumëçka varet edhe nga ndeshja e nesërme Ballkani – Ferizaj, ku Drita shpreson që Ferizaj, i cili po lufton për mbijetesë të shkëput ndonjë pikë nga ky udhëtim.

Në ndeshjen tjetër, Llapi do të pres Gjilnain në Stadiumin “Zahir Pajaziti”. Gjilanit për të siguruar Europa Conference League i duhet së paku edhe një pikë e së paku një pikë i duhet edhe Llapit për të siguruar ekzistencën, ngase për të shpresat për të dalë në Evropë janë shuar.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së parafundit nisin në të njëjtën kohë, në ora 15./kryelajmi/