Gjilan.AL

G-Lan City

Nagavci: Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se me Ligjin e ri për paga do të ketë barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive.

Sipas Nagavcit, rritja për 22% më shumë dëshmon për përkushtimin ndaj mësimdhënësve.

“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë! Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve. Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.” – ka shkruar Nagavci.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor.

“Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë.”, – ka shkruar Nagavci.

/GazetaSinjali/

The post Nagavci: Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve appeared first on Sinjali.