Gjilan.AL

G-Lan City

Nagavci premton çerdhe modulare në veri të Mitrovicës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se shumë shpejt në veri të Mitrovicës do të sjellin një formë të re të çerdheve, atë modulare.

Ajo në një prononcim për medie, është shprehur se kjo formë e çerdheve (modulare) është një risi që po aplikohet edhe në vendet e ndryshme të Evropës.

“Viti i kaluar ka qenë një vit sfidues edhe për shkak të pandemisë. Sa i përket planifikimit kemi ecur mjaft mirë përpara. Një formë e re e çerdheve, të cilën jemi duke e shqyrtuar, do të jap mundësi për realizmin e premtimit, dhe ndërtimin e çerdheve dhe përmirësimin e kushteve. Bëhet fjalë për çerdhe modulare në veri të Mitrovicës. Është një risi që po përdoret në vendet e ndryshme të botës. E shkurton kohën e ndërtimit dhe shmang rreziqet për fëmijë në vendet ku bëhen ndërtimet…”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, fajtor për ngecjen e punëve në këtë sektor janë disa nga problemet infrastrukturore.

“Përtej problemeve financiare, problemet kanë qenë dhe gjetjen e hapësirave, të pronave dhe problemeve të tjera të cilat kanë ndikuar. Besoj që shumë shpejt, në fillim të muajit të ardhshëm do të definohet dhe kjo dhe do ta kemi të qartë rrugën që do të vazhdojmë për para në këtë drejtim”, tha tutje ajo.

/GazetaSinjali/

The post Nagavci premton çerdhe modulare në veri të Mitrovicës appeared first on Sinjali.