Gjilan.AL

G-Lan City

Muçi vendimtar me golin e tij në fitoren e Leias (Video)

Ernest Muçi ka arritur të shënojë gol në fitoren e Legias si mysafir ndaj Zaglebie me rezultat 2-1.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij e cila është në ndjekje të kryesuesve të Rakov në luftën për titullin kampion.

Muçi ishte titullar dhe në minutën e 59 u bë protagonist me një gol që çoi shifrat përkohësisht në 2-0 për skuadrën e tij.

Pas një goditje dënimi, ai devijoi sferën aq sa për të nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtar i cili nuk ia doli të mbante topin jashtë portës së tij.

Ky ishte goli i tretë për Muçin në këtë kampionat, ku ka dhënë edhe tre asistime, duke ndihmuar skuadrën që të jetë në garë për titullin kampion në këtë sezon.

Josue rozdaje dziś wszystkie karty. Muci rehabilituje się golem za nie podanie do Wszołka.#ZAGLEG pic.twitter.com/lLOyYuqRmU

— Ekstraklasowiec (@ekstraklasowiec) February 4, 2023