Gjilan.AL

G-Lan City

Motori më i madh i kërkimit në Kinë synon të lançojë një rival të ChatGPT

Gjiganti Kinez i kërkimit Baidu synon të lançojë një shërbim me inteligjencë artificiale ngjashëm me ChatGPT dhe jep rezultatet në formën e një bashkëbisedimi raportoi Bloomberg.

Do të bazohet në sistemin Ernie të kompanisë, një model machine learning në shkallë të gjerë i trajnuar për disa vite me radhë dhe shkëlqen në kuptimin e gjuhës natyre tha Baidu në 2021.

ChatGPT pushtoi titujt e lajmeve falë fuqisë së tij për tju përgjigjur pyetjeve si një njeri e madje të krijojë kod. Microsoft ka investuar 1 miliardë dollarë në Open AI dhe raportohet se do të inkorporojë aspekte të ChatGPT në motorin e kërkimit Bing.

Google nga ana tjetër e sheh teknologjinë si kërcënim për biznesin e saj të kërkimit dhe planifikon të përshpejtojë zhvillimin e teknologjisë së saj AI.

CEO Sundar Pichai deklaroi “code red” lidhur me ChatGPT dhe mundet të flasë më shumë për planet e saj në konferencën I/O në Maj.

Baidu kohët e fundit ka ngecur me rritjen e biznesit të kërkimit dhe aplikacione si ChatGPT mund të shërbejnë që kompania të tejkalojë rivalët. /PCWorld Albanian

The post Motori më i madh i kërkimit në Kinë synon të lançojë një rival të ChatGPT appeared first on PCWorld Albanian.