Gjilan.AL

G-Lan City

Mirëpriten përfaqësuesit e OJQ-ve pjesë e CCNO-së nga kryetari Alban Hyseni

“Bashkë me stafin tim pritëm drejtoreshën ekzekutive të Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave, Mediana Bislimi së bashku me 19 përfaqësues të Organizatave Joqeveritare anëtare, përfshirë edhe ato nga komunitetet joshumicë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Sipas tij në takim kanë shkëmbyer përvojat e praktikat më të mira dhe diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit mes komunës dhe CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations.

“Ne iu jemi mirënjohës për projektet inovative që ata i sjellin qytetit tonë si dhe kontributet e vlefshme që japin çdo ditë”, ka theksuar kryetari Hyseni. /Gjilani info/